Një barkë plot me turistë që kërkonin të shikonin balena po mbikqyrej nga shumë afër në fakt nga një balenë gjigante, që po qëndronte poshtë mjetit të vogël lundrues.

Balena-peshkaqen, lloji më i madh i gjitarit të detit, u fotografua në ujrat e kristalta të Ningaloo Reef, rreth 6 km në perëndim të Australisë.

Fotografia e jashtëzakonshme është realizuar nga 26-vjeçari Tom Cannon.

“Balenat-peshkaqen jetojnë në thellësi të mëdha, por nga marsi deri në korrik ngjiten lart dhe mund të shihen nga njerëzit. Janë të frikshme në dukje, por nuk janë të rrezikshme”, thotë Cannon.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA