Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi përmes një deklarate për mediat ka uruar mësuesit në të gjithë vendin për 7 Marsin, e gjithashtu ka shprehur solidaritet për shqetësimet e tyre.
“Japim sot urimet më të bukura për misionarët e dijes. Por njëkohësisht shprehim solidaritet për shqetësimet që nisin nga keqpagesa deri tek pasiguria e vendit të punës”, theksoi Boçi.
E sipas tij, kjo situatë vjen pasi Arsimi nuk është prioriteti kryesor në qeverinë Rama.
“Arsimi në Shqipëri ndër zërat më të keqfinancuar në buxhet. Mësuesve shqiptarë u është mohuar paga e 13-të prej disa vitesh”, u shpreh Boçi, duke kërkuar nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pse pas 9 muajsh nuk u kanë dhënë mësuesve kontratën kolektive.
Në përfundim të fjalës tij Luçiano Boçi, teksa theksoi se: “Arsimi rimëkëmbet duke investuar, duke rritur pagat e mësuesve dhe pedagogëve, duke siguruar tarifa të përballueshme për studentët dhe treg pune për të rinjtë. E sëbashku do t’ia arrijmë”.
Top Channel