Një skandal shpenzimesh ka tronditur Komisionin e Antikorrupsionin në Maqedoni, të pllakosur nga dorëheqje në radhët e anëtarëve të tij, pas raporteve se e kishin shpërblyer veten me pagesa të dyshimta.

Anëtari i këtij organizmi, dikur edhe ish-kryetar i tij, Goran Milenkov paraqiti të hënën në Parlament dorëheqjen e parevokueshme, në mesin e stuhisë së shkaktuar nga njoftimet për shpenzime të pajustifikuara të anëtarëve të komisionit.

Milenkov nuk e saktësoi arsyen e veprimit të tij, i cili vjen vetëm pak ditë pas deklaratës se nuk ndiente “asnjë përgjegjësi morale” për këtë çështje dhe s’kishte ndërmend të largohej.

Ish-zyrtari këmbëngulte madje se nuk kishte “korrupsion” në radhët e komisionit të tij dhe i konsideronte akuzat një formë presioni politik ndaj atij vet dhe kolegëve, të nxitura nga qeveria e re.

Burime që preferuan të ruajnë anonimatin i thanë televizionit “Telma TV” se, dorëheqjen po e përgatit edhe kreu aktual i komisionit, Igor Tanturovski. “BIRN”, i cili përcjell lajmin, thotë se nuk ka mundur të kontaktojë me të për t’i marrë një koment mbi situatën.

Mediet vendase publikuan javën e kaluar një raport të rishikuar rishtazi nga Zyra Shtetërore e të Ardhurave, e cila vërente raste shpenzimesh të dyshimta. Sipas saj, disa prej pjesëtarëve të organizmit të zgjedhur prillin e vitit 2015 kanë shënuar kosto jorealiste udhëtimi, e madje kanë shtuar edhe udhëtime të supozuara jashtë kufijve, në një kohë kur rezulton të kenë qenë rregullisht në zyrë.

Një tjetër pjesë e raportit tregon se, një pjesë e anëtarëve ishin rimbursuar për qiramarrje të përkohshme, të cilat figuronin me çmimet 3 herë më të larta se ato të tregut. Milenkov u bë i njohur vitin e kaluar, pasi refuzoi të bënte publike asetet e ish-zyrtarëve të atëhershëm qeveritarë, përfshirë ish-kreun e ekzekutivit, Nikola Gruevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA