PD kundër SPAK! Kërkon që krimet elektorale t’i hetojë Prokuroria e Përgjithshme
31/01 15:04
Demokratët fituan komisionin e parë hetimor për këtë legjislaturë, por janë përgatitur që e shkuara e komisioneve, ku njëra palë përpiqet të bllokojë tjetrën të përsëritet.
“Tani shpresojmë që mos e bllokojnë”, deklaroi kreu i këtij Komisioni, Edi Paloka.
Ermonela Felaj pritet të jetë nënkryetarja e socialistëve në komision, por emrat pritet të zyrtarizohen në seancën plenare të javës tjetër.
Ky hetim parlanentar do të ketë si objekt veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm Tahiri.
Top Channel