Babai i një vajze katërvjeçare mund të humbasë kujdestarinë e vajzës së tij pasi u përfshi në një konflikt fizik të dhunshëm teksa mbante vajzën e tij në krahë.
Zyra e Sherifit të Qarkut Jefferson publikoi një video që tregonte një sherr mes tre personave, ngjarje e cila ka ndodhur më 25 janar në një lokal në Pine të Kolorados.
Njëri nga burrat është Richard Brown, 39 vjeç, i cili po mbante vajzën e tij ndërsa luftoi me dy burrat e tjerë.
Por përveçse grushteve që pësoi gjatë sherrit, ai tashmë rretzikon edhe të humbasë kujdestarinë e vajzës së tij, teksa akuzohet për abuzim me fëmijën pikërisht për këtë ngjarje.
Ndërkohë që dy personat e tjerë rrezikojnë të dënohen me burg për disa javë, pasi kanë vënë në rrezik edhe jetën e vajzës.
Top Channel