Xhafaj: Operacioni i kokainës, meritë e policisë shqiptare. Shumë shpejt operacione të tjera

05/03/2018 15:10

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar në Kuvend se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale. Ai këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare.

“Operacioni, meritë e policisë shqiptare. Në operacion u përfshi dhe prokuroria. Po vazhdon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia ka rigjetur besimin te partnerët, si rezultat i tij aktualisht policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale, me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëetare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike”, tha Xhafaj.

Ai tha se procesi i vetingut do të sjellë standard profesionalizmi në radhët e policisë. “Procesi i vetingut shpresoj se do të sjellë standard profesionalizmi dhe standarde të figurës në policinë e shtetit. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëdësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon vepritmarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, vijoim ministri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA