Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Familja e adoleshentit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Spitallë të Durrësit është ngujuar në shtëpi.
Në një lagje jetojnë edhe familjarët e viktimës Anxhelo Gjokazaj. Ndërsa ndaj të birit gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg, frika i ka mbyllur brenda familjarët edhe pse vete ata kanë kërkuar falje, ndërsa Dejvi Lala në gjykatë shfaqi pendesë për krimin.
17-vjeçari që vrau me thikë 16-vjeçarin Anxhelo vetëm për një shikim. Goditjeve të thikës shoku i lagjes nuk i mbijetoi duke humbur jetën më pas në spital në një kohë që duhet të ishte në mësim.
Nëndrejtori i shkollës së tij tha se është marrë masë administrative ndaj mësueses, që nuk e pranoi në mësim, pasi ishte me vonesë.
Top Channel