Së shpejti në jetën reale mund të ketë njerëz-cyborg që mund të ecin përkrahë nesh. kjo pajisje mund të ndihmojë njerëzit me dëmtime në shtyllën kurrizore të ecin përsëri.
Kompania Cyberdyne po zhvillon prej gati një dekade “Hybrid Assistive Limb” (gjymtyrët mbështetëse hibride), por vetëm tani kompania është në gjendje të sjellë teknologjinë në shtetet e tjera të botës.
Makineria është në gjendje të marrë sinjale bio-elektrike ose një rrymë elektrike të dhënë nga indet, organet ose sistemet qelizore.
Shembulli më i zakonshëm i kësaj është një makinerie EEG, ose pajisje që mund të lexojë valët e trurit.
HAL ka sensorë që i bashkëngjiten këmbëve të përdoruesit, të cilat pastaj zbulojnë sinjale bio-elektrike që transmetohen nga truri tek muskujt. Kjo pastaj aktivizon ekzoskeletin robotik për të filluar ecjen.
Top Channel