Balla: Lazaratit ndoti Shqipërinë. Kur Basha ishte ministër është kapur më pak drogë

05/03/2018 13:25

Pas kryetarit të Partisë Demokratike, fjalën në Kuvend e mori Taulant Balla, i cili tha për Lulzim Bashën se ka vetëm hallin e tij dhe jo të Shqipërisë.

“Partia juaj mund të jetë një benefit i madh për ne, por një e keqe e madhe për Shqipërinë”, tha Balla.

Në bazë të disa të dhënave, Balla tha se viti 2010 rezulton si viti kur është kapur më pak drogë në vend, atëherë kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.

“2010 është viti më i dobët në kapjen e heroinës dhe kokainës në Shqipëri, kur ministër i Brendshëm Lulzim Basha. Drogë ka pasur, por nuk ka vepruar policia.Janë kultivuar rreth 2 milionë bimë kanabis, pasi ju keni lënë ministrinë. Policia nuk ndërhynte fare në ato zona”, u shpreh Taulant Balla.

Më tej, Balla shoprehet se prej vitit 2011 janë raportuar raste të transporti me avionë të drogës. “Gjatë viteve 2005-2013 janë raste edhe të personave më status diplomatik për transport droge”.

Balla theksoi se ishte modeli i Lazaratit, ai që ndoti Shqipërinë me kanabis, ndërsa tha se pas vitit 2013, qeveria është futur në luftën ndaj kanabisit në zonat e Lazaratit dhe Dukagjinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA