Deputetët demokrat kanë reaguar menjëherë pas fjalës së ministrit të Brendshëm ku foli për operacionin e kokainës.
Deputeti Gent Strazimiri tha se duhet sqaruar deklarata e Armatës Kolumbiane, përderisa ministri “tha se është operacion shqiptar”.
Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se ministri Xhafaj ka folur si paraardhësi i tij, Saimir Tahiri. “Më në fund sot na erdhi në parlament Saimir Tahiri me flokët e bardha të fatmir xhafës, Fatmir fol si Fatmir po jo si Sajmir”, tha ai.
Ndërsa deputeti Edmond Spaho bëri vetëm një pyetje: “Pse gënjen ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë?”
Deputetja Jorida Tabaku iu përgjigj deklaratës së Xhafajt, se opozita po pengon integrimin. “Në fakt nëse ka dikush që e pengon integrimin europian të vendit janë ato që e kanë bërë krimin e drogën pjesë të ditës këtu, pjesë të qeverisjes, që i kanë ulur kriminelët në vendimmarjen e qeverisjes. Nuk na vjen fare mirë kur lajmi i doganave nuk është rritje t ë ardhurave, po kapja e sasisë së drogës”, tha Tabaku.
Top Channel