Djali i George Weah debuton 23 vite pasi babai u largua nga PSG

04/03/2018 16:41

23 vite pasi babai i tij luajti ndeshjen e fundit për skuadrën, djali bën debutimin.

PSG riktheu avantazhin +14 pikë nga vendi i dytë falë fitores 0-2 në transfertë përballë Troyes. Me Neymar dhe Mbappe të dëmtuar, që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë nga Angel Di Maria dhe Christopher Nkunku.

Por, veç tri pikëve, një tjetër detaj tërhoqi vëmendjen. Timothy Weah, djali i Presidentit të Liberisë, George Weah, ish-sulmues i PSG-së dhe Milanit.

Weah (babai) shënoi 55 gola me PSG nga viti 1992 deri në vitin 1995, kur iu bashkua Milanit.

Top Channel