Pas takimit mes kryeministrave të rajonit, Kryeministri Rama tregoi se kishte marrë vlerësime për operacionin e fundit të agjencive ligjzbatuese shqiptare, gjatë të cilit u sekuestruan 613 kg kokainë.
“Ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që, përpara sesa të vijë në vendin tonë, ka kaluar në portet e Bashkimit Europian dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve”, deklaron Kryeministri Rama.
Veprimi parlamentar i Partisë Demokratike do të përqendrohet tek rreziku, që sipas Lulzim Bashës po i vjen Shqipërisë nga droga.
“613 kg kokainë s’mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike të nivelit më të lartë. Natyrisht, si në rastin e Xibrakës, edhe në këtë rast është arrestuar shoferi, por jo bosët, aq më pak peshqit e mëdhenj dhe nuk mund të arrestohen për sa kohë që në krye të qeverisjes është Edi Rama”. “ Hetimet duhet të shtrihen aty ku pastrohen paratë e krimit dhe drogës, në çdo sektor të ekonomisë, përfshirë Bashkinë e Tiranës, lavatriçen kryesore të pastrimit të parave të pista”, thotë nga ana tjetër Lulzim Basha.
Që në fillim të vjeshtës opozita kërkoi edhe qeveri antimafia.
Top Channel