Aktorja e famshme Charlize Theron ka befasuar me deklaratat e saj të fundit, teksa ka nxitur përdorimin e substancave narkotike.
Si shumë personazhe të tjerë të famshëm, edhe Charlize ka pasur një periudhë të errët në jetën e saj ku është përballur me problemet e alkoolit dhe substancave narkotike.
Krahas këtyre probleme ajo vuan edhe nga kompleksi i moshës dhe e urren faktin që po plaket dhe sistemi i sa imuntar po dobësohet. Për këtë arsye mendon se konsumimi i rregullt i marijuanës do ta ndihmojë të përmirësojë metabolizmin.
Nga substancat e ndryshme që ka provuar, marijuana është e vetmja që ka veti shëruese dhe përdoret edhe në mjekësi. Nëpërmjet deklaratës së saj ajo ka nxitur fansat dhe publikun të bëhen përdorues të kësaj bime.
Kujtojmë se blerja dhe konsumimi i saj është e lejueshme me ligj në Los Angeles dhe në pjesën jugore të Kalifornisë.
Top Channel