Një sasi e madhe prej 424 kg hashash është kapur dhe sekuestruar nga organet greke të Rendit në Igumenicë, pas një operacioni të përbashkët me forcat e Marinës detare, gjatë të cilit është arrestuar edhe një shtetas shqiptar.

Policia e Prevezës ka vlerësuar disa informacione për një gomone të ngarkuar me lëndë narkotike, e ka kërkuar ndihmën e 6 skafeve të Marinës detare nga Korfuzi dhe Lefkada.

Në orën 2 të mëngjesit të kësaj të enjteje, gomonia me drogë – që është nisur nga brigjet shqiptare – është shfaqur në gjirin pranë Platarjasë.

Në momentin kur drejtuesi i saj po e lidhte barkën në mol për të nxjerrë drogën ka ndërhyrë policia, që ka kryer arrestimin e tij dhe sekuestrimin e 32 pakove të lëndës narkotike.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar, që është çuar në Gjykatën e Thesprotisë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i njohur.

Mandati i arrestit i ngritur kundër tij mban akuzën për trafikim të organizuar të drogës, ndërsa hetimet paraprake për hetimin e plotë të çështjes kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Prevezës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA