Bill Gates u është bashkuar zërave kundër monedhave virtuale, madje themeluesi i Microsoft shkon më tej, kur thotë se këto monedha, si Bitcoin tërthorazi po vrasin njerëz.

Gates e shprehu këtë mendim të tijin përmes rrjetit Reddit.

“Për momentin, të ashtuquajturat kriptomonedha po përdoren masivisht për të blerë fentanil dhe drogëra të tjera. Pra, bën pjesë tek teknologjia që po vret njerëz”, thotë Bill Gates.

Por, ky vlerësim i tij nuk kaloi pa u kritikuar. Shumë përdorues iu vërsulën duke e quajtur “të paditur” dhe “të painformuar” në lidhje me monedhat virtuale dhe i kërkuan që të mos komentojë më këto monedha pa marrë më parë informacionin e duhur.

Gates nuk është i pari që kritikon monedhat virtuale, por është i pari që i lidh këto monedha me kriminalitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA