
Histori si e Parashqevi Simakut, ylli i muzikës filmohet duke fjetur rrugëve në gjendje të mjerueshme! E shkatërroi vdekja e nënës
26/02 14:40
Një shef kuzhine në Arabinë Saudite ishte i qetë në punën e tij, kur papritmas nis të rrihet nga një kliente femër e restorantit të tij.
Episodi i regjistruar nga kamera e sigurisë tregon se si shefi i shokuar shmang këpucën e lëshuar nga gruaja e veshur e gjitha me të zeza. Në kulturën e Lindjes së Mesme, goditja me këpucë është një ofendim shumë i rëndë, por, si të mos mjaftonte kjo, gruaja nis fazën e dytë të sulmit.
Ajo e godet me shkelm në stomak dhe më pas mundohet ta godasë disa herë me grushta, por shefi shpëton.
Videoja e postuar fillimisht në LiveLeak nuk sqaron arsyen e acarimit të kësaj gruaje.
Top Channel