Stomatologia e akuzuar për mashtrim mohon akuzat: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën

28/02/2018 11:09

38-vjeçarja Olesia Duka, stomatologe e njohur në Tiranë ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës me akuzën e mashtrimit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi “arrest” me burg, megjithëse 39-vjeçarja i mohoi akuzat, madje pretendon se biznesmeni Idlir Hoxha dhe i vëllai i tij e kanë gjobitur.

“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora”, deklaroi ajo.

Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.

Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA