Nuk është ende e qartë nëse ribashkimi i tyre do të behët tani osë më vonë, por për momentin për grupin e famshëm Spice Girls ka një tjetër lajt të rëndësishëm.
Grupi i famshëm është ftuar në dasmën mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle.
Lista zyrtare e e ftesave është ende mister, por duket se në 19 maj pesë vënde janë të rezervuara pikërisht për vajzat e grupit.
Një gjë të tillë e ka zbuluar anëtarja e grupit Mel B, gjatë intervistës në talk show amerikan “The Real”.
Sipas saj ftesat u janë dërguar personalisht nga princ Harry.
E pyetur për detaje të tjera, anëtarja e grupit u përgjigj: “Nuk flas më se kam zbuluar shumë edhe kaq”.
Sipas mediave në martesën mbretërore mund të jetë edhe këngëtarri Ed Sheeran, të cilit princi Harry i ka kërkuar të performojë për çiftin.
Top Channel