
Emri më i përfolur nga grupi teknik i negociatorëve shqiptarë për çështjen e detit me Greqinë është ai i Artur Meçollarit.
Meçollari akuzohet si i papërshtatshëm nga opozita, madje ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi për spiun.
Aktualisht, grupit të negociatorëve teknikë Ministria e Jashtme u ka ndaluar komunikimin publik, por Artur Meçollari ka folur për çështjen e kufirit detar në maj të vitit 2015 i ftuar në Top Show, në Top Channel.
Ndër të tjera, Meçollari thotë se pa nënshkrimin e një traktati dypalësh, Shqipëria dhe Greqia nuk kanë juridikisht një kufi detar dhe kjo nuk rregullohet as nga Protokolli i Firences i vitit 1926.
Veç Artur Meçollari i ftuar në panel ishte edhe Qirjako Qirko, edhe ky pjesë e grupit negociator teknik të Ministrisë së Jashtme, si dhe Ksenofon Krisafi, Pëllumb Xhufi, Mentor Nazarko e Vladimir Puka.
Top Channel