Eva Tiamat Medusa thotë se është “transeksuali më i modifikuar në botë” dhe duke parë fotot se si është katandisur, ka shumë të drejtë.

Ky person nga Teksasi ka shpenzuar më shumë se 60 000 dollarë për t’i ngjarë një dragoi, duke u mbuluar me tatuazhe luspash, duke vendosur 8 brirë në kokë dhe duke prerë gjuhën në formë piruni.

Në vitin 1997, Eva ishte burrë dhe kishte rolin e zv/presidentit të një banke të madhe amerikane, por kur u diagnostikua me HIV e hoqi emrin Richard Hernandez, u bë Eva dhe vendosi që të mos vdiste si njeri, duke u shndërruar në dragua.

“Shndërrimi im është udhëtimi më i madh që kam bërë në jetë. Ka arsye të thella pse e kam bërë. Gjarpërinjtë janë ata që më kanë rritur pasi prindërit më braktisën në moshën 5-vjeçare. Shpresoj që unë të jem frymëzim për ata njerëz që kanë humbur shpresën”, shprehet Eva.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA