Presidenti i Republikës, Ilir Meta, konfirmoi gjatë një interviste me gazetaren Eni Vasili në “Studio e Hapur” se ka kërkuar informacione të tjera shtesë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për sa i përket negociatave me Greqinë.
Pas kërkesës së tij të parë, “ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej”, tha Meta, duke e cilësuar këtë një proces.
Ai theksoi se ka kërkuar verifikime për të gjithë grupin negociator. Për sa i përket çështjes së kolonelit Meçollari, pjesë e këtij grupi.
Presidenti tha se ai i referohej vetëm informacioneve zyrtare të institucioneve shtetërore, por shtoi se nuk kishte deri më tani asnjë informacion shtesë në lidhje me të.
Kreu i Shtetit e cilësoi element pozitiv letrën që Meçollari i ka drejtuar disa vitë më parë Prokurorisë së Përgjithshme, që të hetoheshin negociatorët e marrëveshjes së parë të detit. Sipas Presidentit Meta kjo ishte tregues i përgjegjësisë dhe integritetit të Meçollarit.
Top Channel