Prestigjozja italiane “Vanity Fair” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës.

Artikulli u sugjeron qytetarëve italianë se Tirana është një mundësi e mirë për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Në të përshkruhet se përse ia vlen të udhëtosh drejt Tiranës, duke nisur që nga arkitektura e qytetit, ku studio të rëndësishme të arkitekturës në Europë, po investojnë me ide dhe projekte dhe si të tillë përmend sheshin “Skënderbej” tërësisht pedonale, ndërtuar me gurë të trevave të ndryshme shqiptare.

Përreth qendrës mund të vizitosh kisha, xhami dhe muze. Madje disa metra larg saj mund të mësosh dhe mbi historinë e ish-regjimit komunist, pasi një bunker i vjetër të tërheq brenda tij duke të ofruar të gjithçka duhet të dijë një turist rreth asaj kohe.

Për shkrimtarin italian, Tirana është një qytet që ecën me ritmin e kryeqyteteve me në modë të Europës, ku në çdo moment punohet.

“Vanity Fair” veçon kuzhinën tradicionale që gjen në restorante bashkëkohore të arreduara me dizjane të ndryshme, por edhe pjata të reja të servirura nga shefa kuzhine të suksesshëm jo vetëm në Tiranë.

Revista italiane ndalet edhe të Pazari i Ri, ku e përshkruan si një vend ideal, jo vetëm për t’u shlodhur, por edhe për të bërë blerje interesante të produkteve shqiptare si djathra rikota, byrek, apo asortimente të tjera shqiptare.

Ish-lagjja e ndaluar, e cila më parë ishte në dispozicion vetëm për nomenklaturën komuniste, është sot zona më “cool” e Tiranës në të cilën gjen të rinjtë që frekuentojnë lokalet në çdo moment të ditës, apo natës zonë, e cila ia vlen për t’u vizituar për atmosferën dhe gjallërinë që ofron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA