Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një mobileri të ndodhur në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës.

Në vendngjarje kanë shkuar për të shuar zjarrin tre automjete zjarrfikëse, por edhe forcat e policisë, ndërsa po hetohet për shkaqet.

Mësohet se punëtorët ishin duke punuar në momentin kur kanë vërejtur flakët, ndërsa kanë vënë menjëherë alarmin.

Për shkak të flakëve, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa ato kanë përfshirë një pjesë mjaft të madhe të ambientit të mobilerisë.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike, apo edhe nga pakujdesia e punëtorëve, por grupi hetimor nuk ka përjashtuar asnjë pistë, duke lënë të hapur edhe atë të zjarrit të qëllimshëm.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA