Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës në Qarkun e Elbasanit, policia e Elbasanit u tërheq vëmendjen të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë të përdorin zinxhirët.
Gjithashtu edhe në Qarkun e Dibrës, trashësia e dëborës shkon nga 5 cm në qytetin e Peshkopisë, në mbi 15 cm, në zonat mbi 700 m mbi nivelin e detit.
Rrugët Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Peshkopi dhe ato rurale, janë të kalueshme, por vetëm me ndihmën e zinxhirëve.
Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.
Top Channel