Moti i keq, MM: FA në gatishmëri

25/02/2018 15:24

Moti me reshje dëbore dhe shiu ka përfshirë vendin dhe për pasojë në disa akse rrugore janë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në bazë të informacioneve të marra akset rrugore nacionale në Kukës, që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor, janë të qarkullueshme pa probleme.

Ndërkohë në Dibër, reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë.

Qarku Shkodër. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, për pastrimin e borës në rrugë dhe për hedhjen e kripës, megjithëse dëbora nuk ka krijuar shtresë.

Qarku Kukës. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, të cilat po punojnë për pastrimin e dëborës në rrugë dhe për hedhjen e kripës. Trashësia e borës: Tuneli i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

Qarku Dibër. Reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.

Qarku Lezhë. Reshjet e borës janë të dobëta dhe trashësa e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë, si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.

Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.

Për menaxhimin e kësaj situate MM/SHPFA, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdushëm të situatës.
Forcat e Armatosura për situatat të emergjences civile të shkaktuara nga reshjet e borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtime të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve me problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëherëshme banorve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA