Reshje intensive bore në gjithë qarkun juglindor. Trashësia maksimale ka arritur ne Dardhe me 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Në pjesën tjetër të qarkut ka arritur deri në 5 cm. Aktualisht me problematike paraqitet situata në Dardhë, ku intensiteti i reshjeve është tepër i lartë dhe rruga kalohet me zinxhirë me vështirësi.

Pavarësisht se mjetet borëpastruese janë duke punuar dhe është bërë kriposja e rrugës, reshjet e shumta vështirësojnë situatën.

Pritet që reshjet të vazhdojnë në 24 orët e ardhshme. Sipas instancave këshillohet që të shmanget lëvizja në segmentet rrugore të juglindjes së vendit. Apel për drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA