Basha: Mbi 20 mijë familjeve iu hoq ndihma ekonomike

25/02/2018 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur në Facebook se “mbi 20 mijë familjeve u ka hequr Edi Rama ndihmën ekonomike”.

Në postimin e shoqëruar me disa foto nga vizitat e tij, Basha shtoi se, “shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike”.

“Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë, që e gjeta me vetëm gjysmë thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer. Ky është fati i Donikës dhe nënës së saj të sëmurë që po i zë brenda tavani i kalbur prej kompensate. Edi Rama, që u ka hequr bukën e gojës, shpenzon miliona për luks e qejfe dhe gjen kohë edhe në këtë orë të tallet e të mashtrojë, por jo t’i shohë e as t’u rikthejë urgjentisht ndihmën ekonomike këtyre mijëra familjeve. Buka e gojës nuk është luks! Asnjë qytetar i këtij vendi nuk duhet të flejë me barkun bosh”, lexohet në postimin e Bashës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA