ARRSH bën thirrje për kujdes në Tiranë-Durrës
25/02/2018 21:48
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.
Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, shtojnë rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.
Top Channel