Kreu i policisë së Shtetiut Ardi Veliu ka deklaruar se në polici nuk do të ketë reforma, por ristrukturim për të qenë më efiçent dhe më fleksibël.

“Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël”, është shprehur Veliu.

Veliu ka qenë në analizën vjetore të Policisë së qarkut të Beratit, ku tha se në 2017 nuk ishte regjistruar asnjë vrasje. Kreu i policisë tha se operacioni “Forca e Ligjit” do të jetë prioritet.

“Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017”, tha Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA