Familja Kardashian është një ndër më të njohurat në mbarë botën, dhe çdo moment i jetës së tyre private pasqyrohet në media.
Por ndodh edhe që anëtaret e kësaj familjeje të bezdisen nga paparacët, pasi në çdo hap që ato hedhin i vihen pas.
Një gjë e tillë ka ndodhur këtë të premte me dy motrat, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner, të cilat u fotografuan nga paparacët, pavarësisht se në foto shfaqen duke mbuluar fytyrën.
Dy motrat u fotografuan, ndërkohë që Kylie mbante në krahë vajzën e saj të vogël, Stormin, pas një vizite tek mjeku.
Duket se kurioziteti i gazetarëve për të shfaqur vajzën e Kylie jenner është shumë i madh, por pavarësisht kësaj bukuroshja 20-vjeçare ende nuk e ka publikuar një foto të Stormit.
Por ajo çfarë ra në sy tjetër, ishte edhe veshja Kourtney, në të cilën shkruhej: “Çfarë do të bënit po të vdisja para jush?”.
Top Channel