Skandali seksual në Australi, dorëhiqet zv.kryeministri

23/02/2018 18:11

Barnaby Joyce thotë se do të dorëhiqet nga posti i zëvendëskryeministrit të Australisë, pas një sage që e dëmtoi rëndë politikisht, që nisi me një marrëdhënie jashtëmartesore të tij me një ish-pjesëtare të stafit.

Joyce tha se do të paraqesë të hënën letrën e dorëheqjes si udhëheqës i partisë “Nationals”, partnere e koalicionit qeveritar. Më herët, ai u kishte rezistuar kërkesave për të dhënë dorëheqjen, pavarësisht aludimeve dhe zërave për sjelljen e tij.

Skandali ka dominuar politikën australiane prej më shumë se dy javësh. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, e falënderoi në një deklaratë Joycen për shërbimet e tij.

Zërat mbi aferën e Joyce nisën pasi ai dhe Vikki Campion, ish-këshilltare për mediet, u fotografuan së bashku në një lokal në Sydney në shkurt të vitit 2017. Në prill, ish-bashkëshortja e tij, Natalie, raportohet se ishte përballur me Campion në lidhje me zërat.

Muajt në vijim, Joyce përshkruhej nga kolegët e tij të partisë si totalisht i çorientuar. Për të parën herë, ai e pranoi aferën me Campion më herët këtë muaj, por fillimisht ai refuzoi të dorëhiqej, duke këmbëngulur se çështjet private mbeten private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA