Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Maqedonisë
23/02/2018 12:50
Ambasadorin i Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Stojan Karajanov mbaron misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe ditën e sotme është pritur nga Presidenti Meta.
Në takimin e lamtumirës, duke iu referuar intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin personal të Ambasadorit Karajanov në këtë drejtim.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se, Ambasadori Karajanov edhe pas mbarimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri do të jetë një promovues aktiv i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.
Top Channel