
Emigrimi i mjekëve… në dekadën e fundit nga vendi janë larguar 2500 mjekë: Humbje e kapitalit human në vend
04/03 12:29
27-vjeçari Keivi Hysa, i shpallur në kërkim që prej korrikut të vitit 2015, u arrestua në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare.
Ndaj të riut ekziston një masë sigurie “arrest me burg” vendosur nga Gjykata e Sarandës për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 korrik të 2015, kur u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Mehmeti.
Hysa u arrestua në zonën e Sesto San Giovani në Itali.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, që të dy të afërm të tij kanë ekzekutuar Edmond Mehmetin, pronar i një lavazhi. E gjithë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta dhe më vonë u zbardh se shkak ishte bërë një zënkë që viktima kishte patur me autorët një natë më parë.
Top Channel