Një 31-vjeçar nga Tirana i dënuar dy vite më parë me 7 vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim është ekstraduar nga Gjermania për të kryer dënimin në Shqipëri.

Bëhet e diur se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti i Gjermanisë i 31-vjeçarit Redi Ferizaj (Allkoci).

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA