Abuzimi me autostradën; Pas dy ish ministrave, Prokuroria thërret drejtorin e Rrugëve

23/02/2018 11:23

Pas dy ish-ministrave të Transportit, ishte radha e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Afrim Qendron për t’u pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Edhe zyrtarit Qendro që ka zëvendësuar prej muajsh Dashamir Xhikën, i janë adresuar pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni, për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për Rrugë Tiranë-Elbasan. Dëshmia në cilësinë e detyrës që kisha në atë kohë”, u shpreh Afrim Qendro, drejtor i përgjithshëm i autoritetit rrugor.

Pritet që së shpejti prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj të pyesë edhe ministrin e Insfrastrukturës Damian Gjiknuri. Ministri ka dorëzuar kallëzimin për abuzimet me fondet e aksit Tiranë-Elbasan referuar gjetjeve të auditit që konstatoi shkelje.

Edhe prokuroria dyshon se zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.

Këto amendime të pastudiuar i kanë sjellë shtetit një dëm ekonomik, vlerë që do të përcaktohet nga një grup ekspertesh të pavarur të kërkuar nga akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA