Në shtator të vitit të kaluar, Apple hodhi në treg së bashku me sistemin e fundit iOS të iPhone edhe ARKit, një aplikacion me anë të të cilit mund të modifikosh realitetin.
E pikërisht duke shfrytëzuar këtë teknologji të “Mollës”, një programues zgjodhi një skenë të famshme të filmit horror “The Ring” të 2002 për të treguar se çfarë mund të bëhet me ARKit.
Në realitetin e modifikuar nga Abhishek Singh, Samara, vajza e cila në film është vrarë ashtu si në prodhimin holivudian del nga televizori, por me ndryshimin e madh që nuk del vetëm nga televizori i protagonistëve të tjerë të filmit, por edhe nga televizori i programuesit.
E gjithë skena është filmuar nga Abhishek, që e ka postuar më pas në rrjetet sociale. Ai thotë se me këtë do të tregojë se çfarë mund të arrihet me teknologjinë e modifikimit të realitetit. Kjo teknologji, mundëson që asaj çfarë na shohin sytë, t’i shtosh jë realitet virtual.
Top Channel