
Vezët e peshkut janë një prej ushqimeve më të preferuara dhe më të shëndetëshme në botë. Ato janë përdorur nga njeriu prej shumë shekujsh si një delikatesë dhe si një ushqim i tryezave mondane.
Përbërësit:
Vezë të sepjes
Gjalp i freskët
Një gotë me lëng portokalli
Konjak
Kripë
Piper
Fruta pylli
Hedhim pak gjalp në tigan që të ngrohet. Hedhim vezët e sepjes që të skuqen ngadalë dhe i shuajmë me pak konjak pasi të kenë marrë ngjyrë. Më pas i hedhim lëngun e portokallit, pak kripë dhe piper.
Ulim flakën që të ziejnë në temperaturë të ulët. Pasi lëngu është trashur bëjmë dekorimin e pjatës për servirje.
Në pjatë vendosim edhe pak fruta pylli për ti dhënë pjatës shije të athët. Shtojmë edhe pak finok për ti dhënë ngjyrë pjatës.
Top Channel