“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit Ndryshimet klimatike do të sjellin kaos në Europë nga viti 2051, sipas një studimi që analizon impaktin e dukurive ekstreme në kontinent.
Ekspertët morën në shqyrtim ndryshime të mundshme në përmbytje, thatësira, e valët e të nxehtit për të gjitha qytetet europiane, duke përdorur të gjitha modelet klimatike në dispozicion.
Në të gjitha qytetet e analizuara parashikohen përkeqësime të valëve të të nxehtit, ashtu si dhe rritje të thatësirës, veçanërisht në Jug të Europës.
Në simulime u prashikua gjithashtu rritja e nivelit të lumenjve, veçanërisht në qytetet veriperëndimore të tilla si Londra.
Duke përdorur projeksione nga të gjitha modelet klimatike, ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Newcastle tregoi rezultatet për 3 skenare të ardhshme të mundshme, që i cilësojnë si skenarët e impaktit të ulët, të mesëm e të lartë.
Studimi arrin në përfudnimin se, edhe në skenarin më optimist, atë të impaktit të ulët, si numri i ditëve të nxehta, ashtu edhe temperaturat maksimale do të rriten për të gjitha qytetet europiane.
Qytetet e Europës Jugore do të jenë ato që do të përjetojnë rritjen më të madhe të ditëve të nxehta, ndërsa Europa Qendrore do të preket nga rritja e theksuar e temperaturave gjatë valëve të të nxehtit.
Në skenarin më optimist, temperaturat do të rriten me 2 deri në 7 gradë, ndërsa në skenarin më të keq, nga 8 deri në 14 gradë Celsius. Gjithashtu thatësira parashikohet të jetë dyfish më e lartë sesa nga viti 1951 deri në 2000-shin, e sipas skenarit më të keq, nga dukuria do të preken 98 për qind e qyteteve europiane.
Top Channel