Ndihma ekonomike, Balla: Mocionin e donim sot, opozita e papërgatitur

22/02/2018 13:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh jashtë sallës së kuvendit pas mbylljes me tension të seancës dhe largimit të opozitës, se konflikti është artificial dhe pa asnjë shkak.

Ai tha se edhe pse mocioni për ndihmën ekonomike ishte përgatitur ditën e sotme, opozita ka kërkuar ta shtyjë atë për në 15 mars.

“Sa i përket ndihmës ekonomike, kemi të bëjmë me një projekt të Bankës Botërore, i nisur që nga koha kur në pushtet ka qenë PD. Ndërkohë që në konferencën e kryetarëve na u kërkua seanca e mocionit, Basha foli për këtë, ndërsa më pas krijoi një konflikt artificial. Reagimi i Bashës pa kuptim”, tha Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA