Bllokon 1200 banorë, reshjet shkatërruan rrugën
22/02/2018 10:27
Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që rruga që të çon në fshatin Kuç të rrethit të Vlorës të prishet nga erozioni.
Fryrja e lumit të Vlorës, i cili buron po nga fshati Kuç ka prishur një segment prej dhjetëra metrash, duke bllokuar 1200 banorë të këtij fshati.
Banorët janë ankuar pasi fëmijët që shkojnë në shkollë sot nuk kane shkuar për shkak të rrugës së prishur.
Top Channel