Për dy orë banorët e qytetit kinez Harbin, mundën të shijonin një spektakël të pazakontë; një parhelion të shkaktuar nga akumulimi i kristaleve të akullit në atmosferë. Ndryshe, një diell të shumëfishtë.
Kristalet hekzagonale reflektojnë dritën e diellit që krijon një efekt optik i cili tregon në një vijë të drejtë tre pika të shndritshme…në qendër është dielli i vërtetë dhe në të dyja anët një reflektim i tij mbi retë prej akulli.
Që fenomeni të zgjasë kaq shumë, presioni atmosferik duhet të jetë i qëndrueshëm, temperatura e ftohtë dhe duhet të ekzistojë sasia e duhur e grimcave të akullit dhe reve.
“Drita në mes është ajo që shohim nga dielli i vërtetë ndërsa dy dritat e tjera në të dyja anët janë pasqyrim i dritës së diellit përmes kristaleve hekzagonale të akullit. Ndaj, diejt në të dyja anët janë imazhe virtuale të atij të vërtetit”, tha Piao Chunzi, ekspert i motit.
Fenomenit, falë kohëzgjatjes së tij, tërhoqi vëmendjen e shumë banorëve lokalë, të cilët me aparatet fotografikë në duar nxituan të fiksonin imazhet marramendëse.
Top Channel