Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, “Portokallja”, ku janë arrestuar dy persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme vaj hashashi dhe hashash në formën e çokollatës dhe pluhur.

Janë vënë në pranga Shahin Zanaj, 60 vjeç, dhe Kristaq Derraj, 26 vjeç, nga Vlora. Policia sekuestroi 49.7 litra vaj hashashi, 17.5 kg hashash në formë çokollate, 13.4 kg hashash në formë pluhuri, pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit dhe 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij një kantinë vere, në pronësi të Zanajt dhe një bar-restorant në Radhimë.

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA