Meta pret kreun e Senatit të Çekisë, vlerësohet mbështetja për integrimin në BE
21/02/2018 16:22
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Stech, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian.
Kryetari i Senatit të Republikës Çeke e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t’i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës.
Top Channel