Modelja e rrjetit dënohet 10 vjet për komplotin e vrasjes me pagesë të rivaleve (fotot)
25/11 17:42
Që prej nisjes së konfliktit në Siri, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencia e saj UNICEF kanë ngritur zërin vazhdimisht për mizoritë që po ndodhin atje dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut.
Por, megjithë deklaratat dhe denoncimet e publikuara përgjatë këtyre viteve, pak ose aspak nuk është bërë për të mbrojtur fëmijët nga barbaritë e luftës në këtë vend.
E në dijeni të kësaj, UNICEF duket se ka mbetur pa fjalë dhe të martën publikoi një deklaratë bosh, pa asnjë shënim mbi të. Gjithsesi, mesazhi u mor.
“Nuk gjejmë dot më fjalë për përshkruar vuajtjen e fëmijëve në Siri”, thuhet në deklaratën e drejtorit rajonal të UNICEF, Geert Cappalaere.
Top Channel