Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Katër vjedhje brenda një dite, por policia i ka arrestuar në kohë rekord, në sajë të operacionit të koduar me emrin “Flash”.
Në pranga kanë rënë Florjan Rushiti 29 vjeç dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, nga Shijaku.
Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga dy të rinjtë. Në një magazinë ata kanë marrë 15 copë disqe automjetesh me vlerë 200 euro/copa, më pas kanë vjedhur tre televizorë të markave të ndryshme, dhe në një tjetër banesë po në Shijak, kanë marrë dy televizorë. Ndërkohë që po më 20 shkurt në Tiranë ata kanë vjedhur dhe një motor.
Ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes.
Top Channel