Gjermanët që janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate të vendit, nisën të martën të votojnë me postë për të vendosur nëse duhet të hyjnë në një tjetër koalicion të gjerë me kancelaren Angela Merkel apo jo.
Mbi 463 mijë anëtarë, duhet të vendosin nëse janë pro apo kundër marrëveshjes që lidershipi socialdemokrat lidhi me konservatorët e Merkelit më herët këtë muaj. Shumë votues janë regjistruar për të thënë fjalën e tyre për të ardhmen e vendit, e një prej tyre, ka një hundë më të mprehtë se të tjerët.
Tabloidi gjerman “Bild”, një ndër gazetat më të lexuara në vend, regjistroi qenin Lima për socialdemokratët duke përdorur sajtin online të partisë, emailin dhe adresën postare të pronarit të saj. Në një artikull mbi subjektin, gazeta ngriti pyetjen…a është i mundur manipulimi?
Duke u regjistruar me emrin Lima B, me moshën e saj në vite qeni, konia është pranuar si anëtare partie pasi i ishte nënshtruar një kontrolli të shpejtë, bazuar në të dhënat e shënuara në formularin online. Ralf Stegner, zëvendëspresident i SPD, reagoi në Twitter: Kjo është një përpjekje për të sajuar një farsë mbi demokracinë tonë të brendshme, që partitë e tjera ndoshta nuk e kanë. Ne po punojmë për të anuluar këtë anëtarësi që dukshëm është krijuar me qëllim për të manipuluar opinionin”.
Artikulli i “Bild” sidoqoftë, vendos në qendër një debat të nxehtë në gjermani e që ka të bëjë me rreziqet e votës së anëtarësisë. Blloku i kristiandemokratëve të Merkelit, së fundmi, ka kritikuar zëshëm veprimet e social demokratëve. Rezultatet e votimit të anëtarëve të SPD priten më 4 mars dhe një refuzim i koalicionit të madh me konservatorët e Merkelit do të çonte në zgjedhje të reja.
Top Channel