Marrëveshja me Greqinë, çamët në protestë të shtunën

20/02/2018 10:11

Shoqata “Çamëria” lajmëron një protestë këtë të shtunë në orën 12.00 përpara rrugës së ambasadave në Tiranë.

Nënkryetari i Shoqatës, Dritan Sejko tha se shqiptarët e Çamërisë janë për një marrëveshje të drejtë që zgjidhin dhe qetësojnë problemet, dhe jo të krijojnë probleme të mëdha.

“Ne jemi për një marrëveshje të drejtë e që zgjidhin e qetësojnë problemet, e jo  që krijon probleme më të mëdha. Turpi do ti mbulojë ata që mendojnë se mund të bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë, apo që mendojnë se mund të bëjnë një marrëveshje pa reciprocitet, duke cenuar interesat kombëtare me marrëveshjen e Detit, për Kufijtë tokësorë, për ligjin e luftës, siç bën me ligjin për toponimet, me ligjin për minoritetet, apo me marrëveshjen e turpshme për varrezat, duke harruar që të paktën për palën shqiptare të vdekurit në tokën e tyre në Çamëri të kishin të njëjtën vlerë si ushtarët pushtues grekë. Çamëria nuk negociohet as nga ju e as nga shtetarët e përkohshëm sepse Çamërinë , Detin, Tokën, Varret, Kufijtë dhe Shqipëria, nuk janë pronë asnjë qeverie. Ato janë amanet, janë identiteti ynë, e ne me dinjitet kemi veç një mundësi t’ia  lemë brezave”, deklaroi Sejko.

Fyerjet e vazhdueshme të elitës politike dhe shtetërore greke kundër shqiptarëve nuk mund të lejohen më, vijoi Sejko. Sipas tij do të protestohet “që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, për të treguar që ky vend ka Zot dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore! “.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA