Çiftet mes të njëjtit seks prej vitesh, e ndoshta shekujsh, kanë kërkuar që të bekojnë lidhjen e tyre para priftit. Por jo të gjithë ia kanë arritur kësaj. E një pjesë e madhe e tyre kanë mashtruar për t’ia arritur këtij qëllimi.
Kjo ka ndodhur edhe në vitin 1901 në kishën e Galicisë të Spanjës, ku priftit nuk i ka shkuar aspak në mendje se kishte diçka që nuk shkonte.
Pa dijeninë e udhëheqësit të Kishës, si nusja dhe dhëndri ishin femra – dhe janë martuar në të vetmen ceremoni të të njëjtit seks që ka ndodhur në Kishën Katolike Spanjolle.
Marcela Gracia Ibeas dhe Elisa Sánchez Loriga, kjo e fundit luajti rolin e Marios në ditën e dasmës. Më pas ato e kanë kaluar pjesën tjetër të jetës duke shmangur dënimin nga autoritetet.
Top Channel