Një 23-vjeçar që i ka fituar paratë përmes videove që publikon në Youtube, i ka dhënë një kuptim të ri shprehjes së urtë popullore “Tjetrit mos i shih gunën, por shihi punën”
Në një përpjekje për të provuar se paraqitja gjithmonë mund të mashtrojë, Coby Persin, u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York, e në fakt ndodh ajo që shumë vetë e prisnin, një nga kamarierët i afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.
Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.
Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.
Top Channel