Bombardimet nga forcat qeveritare siriane i kanë marrë jetën qindra civilëve në zonën e kontrolluar nga rebelët, Ghouta-n lindore, pranë Damaskut. Të paktën 250 civilë, mes të cilëve më shumë se 50 fëmijë, janë vrarë gjatë bombardimeve të 2 ditëve të fundit.

Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB-së tha se situata po dilte jashtë kontrollit. Rreth 400 mijë njerëz jetojnë në Ghoutan lindore që është nën rrethim që nga viti 2013.

Kjo është enklava e fundit që mbetet në duart e opozitës afër kryeqytetit Damask. Forcat siriane kanë intensifikuar fushatën për të rimarrë nën kontroll zonën më herët këtë muaj me qindra persona të vrarë dhe akoma më shumë të plagosur.

U arrit madje edhe një marrëveshje armëpushimi për t’i dërguar civilëve të bllokuar në zonën e konfliktit ndihma pasi në dhjetor, organizatat ndërkombëtare të ndihmave paralajmëruan se kushtet në zonë kishin arritur në një pikë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.
Muajin e ardhshëm shënohen plotë shtatë vite konflikt civil në Siri. Me qindra e mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 5 milionë persona janë larguar nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA